Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Kosova i kishte siguruar vaksinat, por kontrata erdhi pasi kaloi Qeveria, shkruan Portali.info.
“Duket joracionale, por ne kemi siguruar vaksinat, sepse e kemi siguruar procesin dhe kemi marrë konfirmime zyrtare se kjo sasi e dozave janë ndarë për Kosovën, dhe janë procesverbalet, janë incizimet se vaksinat janë siguruar”, tha Zemaj në Politiko në Kanal10.
Zemaj tutje ka treguar edhe procesin e sigurimit të vaksinave.
“Në pjesën e parë të këtij viti kemi siguruar t’i marrim 535 mijë vaksina , pra në fund të janarit, kur kemi hyrë në shkurt kanë ardhur edhe disa kërkesa , dhe ne i kemi kryer dhe dikun ka shkurti ka pasë edhe në aspektin globalë, dhe ka qenë një pauzë dhe pas insistimeve tona me emaila se po afrohet shkurti, tek pas kalimit të Qeverisë ka ardhur kontrata, dhe se Pfizeri e ka caktuar një datë, dhe nëse nuk nënshkruhet atëherë ndërrojnë afatet, por ne i kemi procesverbalet se Kosova e ka siguruar vaksinën Pfizer, përfundoi Zemaj.