Gjatë shqyrtimit të të gjeturave në raportin e Autidimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, e mori fjalën për të shpalosur të gjeturat në menaxhimin e buxhetit të ministrisë. A i përsëriti fjalët e pararendëses së tij se ministri mirë e lexoi raportin, vlerësim i deputetes Vlora, me të cilin tha se pajtohet.
“E pranoj që ministri e lexoi mirë raportin. Por edhe shikimin e ka të mirë, por rezultatet nuk po i dalin ashtu siç nuk i dolën as në Podujevë “, tha Rrahmani.
Ky fjalim I shkurtër i Rrahmanit e acaroi pa masë ministrin Zemaj, ndërsa lëshoi sallën ku ishte duke raportuar pasi deputeti Rrahmani ia kujtoi rezultatin në Podujevë
Duke lëshuar sallën ministri Zemaj, tha se nuk është këtu për spektakle.
Ndryshe, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar sot të gjeturat në raportin e Autditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë.

