in

Zemaj: COVAX konfirmon edhe 100 mijë e 620 vaksina për qershor

Ish-ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar se në qershor pritet që Kosovës t’i dërgohen edhe 100 mijë e 620 vaksina.

“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti COVID-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.

Ju faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Lini një Përgjigje

Abdixhiku: LDK me 12 % s’mund ta kushtëzonte një parti që kishte 50 % të votave

Abdixhiku: E pyeta Kurtin se a do të silleni sikur ne në të ardhmen, me konstruktivitet, mora një gjysmë përgjigje