in

Zelensky në Bucha, pos Putinit fajëson edhe Merkelin e Macronin

Ajo çfarë pa në vendin e krimit më të madh të luftës në Ukrainë, e tmerroi presidentin e këtij shteti.

Nga këtu, Volodymyr Zelensky ia tregoi botës përmasat e kryemasakrës në civilë, që besohet fuqishëm se u krye nga forcat ruse.

Ne dimë për mijëra njerëz të vrarë dhe të torturuar me gjymtyrë të prera, për gra të dhunuara dhe fëmijë të vrarë. Mendoj se është më shumë se… ky është gjenocid”, deklaroi ai.

Presidenti, me antiplumb, shprehu mllefin e tij karshi disa liderëve të botës, të cilët, siç tha, nuk e deshën Ukrainën në NATO. Të njëjtit i thirri të vijnë në Bucha e ta kuptojnë çfarë gabimi bënë.

Pavarësisht se krimi në këtë vend jo larg Kievit vështirëson bisedimet me Rusinë, Zelensky ftoi homologun e tij në Moskë, Vladimir Putin, që të ulën e të gjejnë një marrëveshje.

Lini një Përgjigje

Këto katër shtete evropiane po i mbyllin kufijtë me Rusinë

"BALLANCIERI" (?)KOLONIAL..!