in

Zelensky: Kemi vrarë 9 mijë ushtarë gjatë një jave

Numri i pushtuesve rusë të vrarë nga forcat ukrainase ka arritur në rreth 9000 vetëm në një javë që nga fillimi i pushtimit, sipas një deklaratë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Ukrinform.

Ushtria jonë po bën gjithçka për të eleminuar armikun njëherë e përgjithmonë. Pothuajse 9,000 rusë janë vrarë në një javë,” tha presidenti.

 “19 dhe 20-vjeçarë. Çfarë kanë parë në jetën e tyre përveçse të pushtojnë tokën e dikujt tjetër?!” theksoi Zelensky.

Zelensky vuri në dukje se ushtria ruse nuk po merr as trupat e pajetë të ushtarëve të saj.

Ukraina nuk dëshiron të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. I tregoni komandantit tuaj se doni të jetoni, se nuk doni të vdisni. Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të rivendosim paqen si sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Zelensky.

Rikujtojmë se me 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën kryesore, duke goditur edhe ndërtesat e banimit.

Ukraina ngriti zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.

Lini një Përgjigje

Pse Kina për kohë të gjatë, nuk mund ta ndihmojë Rusinë?

Ish kancelari gjerman Schröder dhe Rama në halle të mëdha!