in

Zekeria Cana: Gani bej Kryeziu përmes lëvizjes irredentiste dhe nacionaliste bënin propagandë për Shqipërinë Etnike

Në sesionin shkencor të mbajtur në Prishtinë me 23 Shtator 2006 kushtuar lëvizjes “Kryeziu”- Gjatë Luftës së Dytë Botërore, me kumtesen: Lëvizja “Kryeziu”- Altërnativa më e mundëshme për çlirimin e Kosovës nga pushtimi dhe bashkimi kombëtar, prof.dr.Zekeria Cana kumtoj: 

Shkruan avokati Zanfir Kryeziu

Siç është konfirmuar tani më, nazifashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk e luftuan vetëm forcat komuniste me në krye Frontin Nacional Çlirimtar dhe PKSH-në, por edhe forcat nacionaliste, properendimore dhe demokratike shqiptare. Nuk qëndron pra, pretendimi i historiografisë komuniste Shqiptare dhe Jugosllave se, në Shqipëri dhe në Kosovë nuk kishte asnjë luftë tjetër antifashiste jashtë Frontit Nacional Çlirimtarë.

Historiografia shqiptare si datë të rënies së anëtarit të parë të partisë komuniste në luftë kundër italianëve shënon fillimin e vitit 1942.ndërsa, Gani bej Kryeziu që në vjeshtë të vitit 1941, përmes lëvizjes irredentiste dhe nacionaliste bënin prop- agandë për Shqipërinë Etnike (AQSH,f.253-D.f.139, njoftim i dates 23.10.1941: gli elementi komunisti coi nacionalisti). Që nga kjo periudhë, pra, Gani Kryeziu ”…mbante lidhje të ngushtë me shërbimin e fshehtë britanik dhe me idenë e një fronti të përbashkët edhe me komunistët përpiqej të zgjeronte  bazën e qëndresës kundër italianëve”.

Britanikët, duke pasur parasysh lëvizjet e fuqishme pro komuniste në jug të Shqipërisë, vlerësonin se do të ishte me interes që si kundërpeshë të përkrahnin dhe të forconin një Veri Gegë nacionalist dhe e dyta, diplomacia britanike ishte e interesuar për hapjen e çështjes së Kosovës. Peter Kemp, oficer britanik kishte deklaruar se,”…përkrahja më e fuqishme për aleatët në radhët e parisë së Kosovës vinte nga familja e Kryezinjve të Gjakovës”.(Noel Malcom, Kosova një histori   e shkurtër, Prishtinë f. 319, 2001.)

Gani Kryeziu më datën 19.08.1944 dha kushtrimin në popull për të luftuar kundër gjermanëve. Luftimet kryesore u zhvilluan në Kam dhe Kepenek në datat 19 gusht dhe në Zogaj më datën 20.08.1944. Luftime kundër gjermanëve Kryezinjtë zhvilluan në Vlad, Zherkë, Pac,Vagone, Devë, Qerret, Junik e deri në Pejë. Është e pamohueshme dhe e dokumentuar lufta e forcave të Kryezinjve për çlirimin e Bytyçit dhe të Malësisë së Gjakovës si edhe dëshmorët e rënë në këtë luftë çlirimtare. Por beteja më e madhe dhe e përgjakshme e Kryezinjve kundër forcave gjermane për çlirimin e qytetit të Gjakovës është zhvilluar nga data 10 deri 16 shtator 1944. Komandant Ganiu i ndau forcat e tij në dy pjesë, për të zënë pozicionet e fortifikuara të gjermanëve në qafat e Zogajt dhe të Prushit, pika të forta mbrojtëse të Gjakovës. Më datën 11 shtator 1944 Ganiu sulmoi në drejtim të fshatit Zogaj dhe i zmbrapsi gjermanët nga pozicionet e tyre, ndërsa Hasan Kryeziu, me forcat e tjera zuri fortifikatat e Prushit, duke i thyer gjermanët që u tërhoqën për në qytet. Të dy pjesët e luftëtarëve u bashkuan në fushë në agimin e 12 shtatorit dhe vazhduan mësymjen drejt Gjakovës. Britaniku Toni Simkoks, që luftonte trimërisht bashkë me shqiptarët, u plagos. “ Në fakt kjo qe një betejë e madhe, shkruan Xhulian Emeri.Në këtë luftë, sipas njoftimeve të Komandës së Gjindarmërisë Shqiptare,mbetën të vrarë 170 luftëtarë nga çetat e Gani Kryeziut. Ndërsa, sipas dokumenteve jugosllave, u vranë mbi 200 njerës me rastin e sulmit  mbi Gjakovë.

Krahasuar me lëvizjet e tjera të asaj periudhe lufte, Lëvizja “Kryeziu” ka disa veçori të dallueshme dhe përparësi. Alternativa më e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë Luftës II Botërore ishte platforma kombëtare e Mukjes (1-3 gusht 1943), që i bashkoi rrymat kryesore politike dhe ushtarake të rezistencës shqiptare, Lëvizjen Nacional- çlirimtare, Ballin Kombëtar dhe Zogistët, në luftë kundër pushtuesve nazifashistë përkrah Aleatëve të Mëdhenjë Antifashistë, në luftë për një Shqipëri të pavarme, etnike, të lirë, demokratike e popullore.Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë ishte një zgjidhje e re politike,një forum pluralist që do të udhëhiqte luftën e përbashkët kundër okupatorëve për çlirim,deri në formimin e një qeverie demokratike dhe të përcaktimit të formës së regjimit me zgjedhje të lira e të përgjithshme. Por udhëheqja e PKSH, nën presionin e emisarëve të PKJ e prishi këtë marrëveshje dhe e goditi alterna- tivën e Mukjes, për shkak të çështjes së Kosovës të cilën e shtroi për zgjidhje mbi parimin e vetvendosjes dhe për shkak të marrjes me dhunë të pushtetit nga komunistët, duke shkaktuar kështu luftën civile në Shqipëri.

Alternativa e Kryezinjve ishte, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, alternativa më e mundshme për çlirim dhe bashkim kombëtar. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës patriotike të shqiptarëve kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë,veçanërisht me aleatët  perëndimorë. Prandaj ata u lidhën qysh në fillim dhe u reshtuan përkrah tyre, kryesisht britanikëve, që mbulonin Ballkanin e Shqipërinë.Ata bashkëpunuan me luftëtarë e krerë të Luftës antifashiste në Shqipëri dhe Kosovë, qofshin të djathtë, të majtë apo të paangazhuar në formacione politike, por që luftonin për Shqipërinë etnike me Kosovën si pjesë e pandame. Në këtë pikpamje, Lëvizja “Kryeziu” nuk ishte një lëvizje partiake, as një lëvizje thjeshtë lokale, por një lëvizje çlirimtare pluraliste me karakter kombëtar, një nga lëvizjet e vetme të këtij lloji në hapësirën shqiptare. Pjesmarrja në të e intelektualit Zai Fundos, bashkëpunimi    me Mustafa Gjinishin, Abaz Kupin dhe Muharrem Bajraktarin, është tepër domethënës.

R.Hibert nënvizon se “Vëllezërit Kryeziu ishin të vetmit nacionalistë në Shqipërinë e kohës së luftës,që ishin kapur me gjithë zemër pas idesë për ta ndërtuar Shqipërinë e ardhme duke luftuar kundër gjermanëve. Ata bënë disa sulme çetash kundër njësive gjermane. Nga mesi i shtatorit forcat e Kryeziut ishin bërë aq të forta, sa të ndërmerrnin një sulm të gjerë kundër gjermanëve në Gjakovë”. Prandaj Kryezinjtë përpiqeshin ta kthenin lëvizjen e tyre gradualisht në një faktor të luftës antifashiste në Shqipëri e Kosovë dhe të reshtimit tek fitimtarët, por edhe në një forcë dalëzotjeje e mbrojtëse të Kosovës pas luftës ( sepse paslufta ishte vendimtare) si një argument i pakundërshtueshëm për plotësimin e angazhimit kombëtar e ndërkombëtar, madje edhe të deklarimeve të Kominternit dhe të Titos ”se popujt do ta vendosin vetë fatin e tyre nacional me luftën e tyre antifashiste dhe me vullnetin për vetvendosje”.

Kryezinjtë e nisën dhe e vazhduan luftën  kundër gjermanëve, pa e kondicionuar këtë me dhënien apo mosdhënien e ndihmave nga aleatët, ndryshe nga udhëheqësit e lëvizjeve të tjera.

Lëvizja Nacionalçlirimtare e drejtuar  nga PKSH dhe e  kontrolluar plotësisht nga PKJ nëpërmjet të dërguarve të saj Popoviç, Mugosha, Tempo, Jovanoviç, Stoiniç etj, fillimisht ishte një lëvizje e gjerë antifashiste, që luftoi më shumë se çdo formacion tjetër kundër pushtuesve italianë e gjermanë, por që pas Mukjes, u shëndrrua kryesisht në një luftë ideologjike, në një luftë për pushtet, në një revolucion komunist, duke shfaqur gjithnjë e më shumë karakterin ekstremist klasor e partiak dhe internacionalizmin stalinist.

Edhe Lëvizja NÇ e Kosmetit, e drejtuar dhe e varur plotësisht nga PKJ,ishte e njëjta gjë,dy anë të së njëjtës medalje me PKSH, formësuar të dyja sipas modelit jugosllav dhe në shërbim të tij. Në fund të fundit, çdo gjë matet me rezultatin: Lëvizja NÇ është përgjegjëse për provokimin dhe pasojat e luftës civile në Shqipëri, për vendosjen për një gjysmë shekulli të regjimit stalinisto/komunist në Shqipëri e Kosovë, aneksimin apo ripushtimin e Kosovës nga Serbia, madje edhe vënien e Shqipërisë nën kontrollin jugosllav dhe përgatitjen për përfshirjen e Shqipërisë në Federatën Jugosllave nën maskën e Konfederatës Ballkanike apo të ashtuquajturës Republikë të shtatë jugosllave.

 Levizja Legaliste, e formësuar  dhe  e drejtuar nga Abaz Kupi pas Mukjes, me gjithë përpjekjet e aleatëve britanikë, nuk u shëndrrua dot në lëvizje të përgjithshme kryengritëse të krerëve të Veriut, nuk u angazhua dot në luftën kundër gjermanëve, mbeti inerte dhe i humbi shanset për të qenë një lëvizje përbashkuese apo çlirimtare, për shkak edhe mësymjes mbi atë të forcave nacionalçlirimtare që e likuiduan, siç bënë edhe me Ballin Kombëtar,lëvizjet e Muharrem Bajraktarit, Ramë Mujës dhe çdo lëvizje apo individi tjetër që funksiononte jashtë Frontit NÇ, edhe pse luftonin kundër okupatorëve.

Edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, organizatë e rëndësishme nacionaliste politiko-uahtarake në Kosovë, por e lidhur me humbësit e Luftës Dytë Botërore dhe e ndërthurrur në aktivitet me qeverinë e administratën shqiptare bashkëpunuese me pushtuesin, ndonëse me synime kombëtare për të ruajtur njësinë etnike shqiptare të arritur gjatë luftës dhe për të mbrojtur integritetin e kufijtë e saj nga pushtuesit serbo/malazes, maqedonas e bullgar, historikisht ishte kundër rrymës dhe e destinuar të humbiste.

Lëvizja irredentiste e drejtuar nga Selman Riza dhe Ejup Binaku, si një nga komponentët e Ballit Kombëtar në Koso- vë, mbeti më tepër si një lëvizje intelektuale dhe u shëndrrua pas luftës në frymë e veprimtari luftarake në Organizatën Nacional-Demokratike Shqiptare, e cila u themelua në Gjakovë qysh në fillim të vitit 1945 dhe u shtri në gjithë tokat irredente. E vetmja lëvizje luftarake që ishte dhe mbeti si një shans për çlirimin nga pushtimi dhe bashkimin kombëtar, qe Lëvizja “Kryeziu” e udhhequr nga strategu ushtarat, dhe luftëtari i paepur për liri dhe bashkim kombëtar Gani Beg Kryeziu. Vlenë të theksohet fakti se pas familjes legjendare të Jasharajve të Prekazit, familja e Kryezinjve të Gjakovës, pësoi                 më së shumti nga okupatori sllavo komunist dhe shërbëtorët e tyre shqipfolës.Kalvari i vrasjeve të luftëtarëve të kësaj familje për çështje kombëtare fillon qysh nga viti 1912 me vrasjen e Ali bej Kryeziut, deputet i parlamentit turk dhe bashkëluftëtar i Ismajl Qemalit dhe Hasan Prishtinës,vazhdon me tortura ç’njerëzore dhe vrasjen e luftëtarëve Hasan Kryeziut dhe dr.Xhevat Kryeziut duke i hudhur kufomat e tyre në puset e fshatit Hereq të Deçanit,ku edhe tani ndodhen,

helmimin në burgun e Mitrovicës së Sremit të Gani Bej Kryeziut, pas mbajtjes së dënimit në vitin 1949, vrasjen e Isuf Kryeziut në masakrën makabër të Tivarit me dt.02.04.1945, likuidimin e Ismet bej Kryeziut deputet i Kosovës në Parlamentin e Mbretërisë Serbo Kroato Sllovene dhe më pastaj pas arratisjes së tij nga Gjakova në Shqipëri,deputet në Parlamentin Shqiptar u pushkatua në burgun e Tiranës me 1945,kalvari vazhdoj me likuidimin si NDSH-ista të vllëzërve Sefedin dhe Murteza Kryeziut, të dy bijëve të Sylejman beg Kryeziut, kryebashkiakut të Gjakovës për shumë vite me rradhë dhe bashkëthemeluesit të lidhjes së dytë të Prizrenit më Xhafer Deven, Bedri Pejanin etj. Vazhdojë me vrasjen e intelektualit dhe luftëtarit nga ditët e para të pushtimit Italian Dervish Kryeziut, profesor dhe sekretar i Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë me 1951.   

Pra,siç shifet në rastin e familjës Kryeziu të Gjakovës,kushdo që luftoj për një Shqipëri Etnike e kishte të sigurt vdekjen. Kështu pjesëtarët e kësaj familje, me vepren e tyre, kanë hyrë në panteonin e figurave më të ndritura të kombit tonë. Sakrifica e tyre mbeti gjithnjë burim frymëzimi për brezat e ardhshëm që ta ruajnë dhe ta mbrojnë atdheun e shtrenjtë.

Alternativa Kryeziu gjatë luftës së dytë botërore ishte alternativë në drejtimin e duhur për çlirim nga pushtuesit nazifashist dhe bashkim kombëtar të trojeve etnike. Krahasuar me lëvizjet e tjera kryesore shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ishte më e mundshmja për finalizimin e aspiratës së popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar.

Balli Kombëtar, organizat nacionaliste, patriotike dhe demokratike,një alternative kombëtare për një Shqipëri etnike, të lirë e demokratike, që u mobilizua në luftë kundër pushtuesve fashistë, që kontribuoi për arritjen e marrëveshjen kombëtare të Mukjes dhe shtroi për zgjidhje çështje e Kosovës mbi parimin e vetvendosjes të proklamuar nga fuqit e mëdha, një lëvizje properendimore që bashkëpunoi me Aleatët Perendimor, por që pezulloj përkohësisht luftën kundër gjermanëve për shkak të luftës civile të shkaktuar nga PKSH dhe e nxitur nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, luftë që shkaktoi edhe humbjen e mbështetjes peredimore dhe dështimin e saj.

Lëvizja e Legalitetit,organizatë nacionaliste e themeluar pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, ishte një alternative për një monarki kushtetuese me mbretin Zog në krye pas luftës, një alternative  e koordinuar me Misionet Britanike,por e pambështetur sa duhet sepse nuk u kthye në një lëvizje të përgjithshme dhe nuk u inkurajua nga fuqit e mëdha për shkak të angazhimit të pamjaftueshëm  të lëvizjes zogiste në luftën kundër pushtuesve gjermanë.Edhe kjo lëvizje u shkatërrua gjatë luftës civile të vitit 1943-1944.

Lidhja e Dytë e Prizrenit, organizat e rëndësishme nacionaliste politilo-ushtarake në Kosovë, por e lidhur me humbësit e Luftës së Dytë Botërore dhe e ndërthurrur në aktivitet me qeverinë e administratën shqiptare,ndonëse me synime kombëtare për të ruajtur njësinë etnike shqiptare të arritur gjatë luftës dhe për të mbrojtur integritetin e kufijtë e saj nga pushtuesit serbo-malazes-maqedonas e bullgar, historikisht ishte e destinuar të humbiste. 

Lëvizja Nacionalçlirimtare e drejtuar nga PKSH dhe e kontrolluar plotësisht nga PKJ nëpërmjet të deleguarve të saj M.Popoviq, D.Mugosha, S.Vukmanoviq Tempo, Velimir Stojniq, Jovanoviq etj. Fillimisht ishte një lëvizje e gjerë antifashiste,që luftoi më shumë se çdo formacion tjetër kundër pushtuesve italian e gjermanë,por që pas Mukjes,u shndërua kryesisht në një luftë ideologjike,në një luftë për pushtet dhe vendosjen e regjimit komunist,plotësishtë i varur dhe e kondicionuar nga Lëvizja NÇ e Jugosllavisë dhe rezultoi ashtu siç dihet tani më.

Edhe Lëvizja NÇ e Kosmetit, e drejtuar dhe e varur plotësisht nga PKJ,ishte e njëjta gjë,pjesë e lëvizjes NÇ të Jugosllavisë që nuk lejonte zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, përkundrazi soli ripushtimin e Kosovës nga Jugosllavia.   

Kumtesa e prof.dr.Zekeria Cana në sesionin shkencor të mbajtur në Prishtinë me 23.09.2006

Alternativa e Lëvizjes Kryeziu 

 I nderuara z.Kryeministër

Më lejoni që në emër të familjes Kryeziu nga Gjakova t’ju shpreh mirënjohje dhe faleminderime të përzemërta vllazërore për kontributin t’uaj të çmuar në ndriçimin e luftrave të kësaj familje për  çlirim dhe bashkim të trojeve etnike. Ishte impresive intervista e juaj dhënë gazetes Mapo meq rast informoni opinjonin për luftën e Riza bej Gjakovës si komandant i xhandarmerisë i emëruar nga Ismajl bej Qemali, për mbrojtjen e qeverisë së Vlorës nga fallangat e Spiro Millos,një armiku të përbetuar të shtetit dhe të popullit shqiptar.Me këte nderuat familjen e cila nga gjiri i saj nxori shum figura të ndritura,por nderuat edhe Kosovën,Gjakovën me malësi, djepin e kësaj familje.

Do të ishim të nderuar poqese na mundësoni një takim meq rast do ta kuptoni simpatin dhe mirënjohjen e kësaj familje ndaj jush.

Lini një Përgjigje

Shamija si simbol i robërisë

Presidenti Ibrahim Rugova konsiderohej “armik” në regjimin enverist