in

Xhimi Shia: Kontrolli i sigurisë nga KFOR-i do t’i dërgonte mesazh Beogradit se veriu nuk është pjesë e Kosovës!

Jamie Shea, Deputy Assistant Secretary General for Emerging Security Challenges

Në Banjske, ata ishin aty për të vrarë njerëz; ata ishin aty për të shkaktuar trazira. Ideja për t’i quajtur dëshmorë ose heronj është e gabuar. Kjo lloj retorike është gjëja e fundit që na nevojitet!

Mendoj se forcat e KFOR-it duhet të vazhdojnë patrullimin dhe patrullimin edhe më shumë. Megjithatë, duhet të kujtojmë se veriu i Kosovës i përket Kosovës. Është territor i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Është shumë e rëndësishme që policia kombëtare të veprojë në territorin kombëtar dhe të krijojë besim, veçanërisht me serbët që jetojnë atje. Ata duhet të ndërtojnë besim me komunitetin lokal dhe të bashkëpunojnë me KFOR-in. 

Sipas mendimit tim, marrja e kontrollit të sigurisë nga KFOR-i do t’i dërgonte një mesazh Beogradit se veriu nuk është pjesë e Kosovës, por një zonë ndërkombëtare e administruar në mënyrë neutrale, dhe mendoj se kjo do të rriste presionin nga Serbia për ta tërhequr atë pjesë dhe për ta marrë atë. Policia e Kosovës duhet të punojë së bashku me KFOR-in për të qetësuar gradualisht situatën…

Jamie Shea

Lini një Përgjigje

Sulmi pranë Parlamentit në Ankara: 4 të vdekur, prej tyre dy oficerë policie

Walker: Pse u lejua largimi i grupit të armatosur?