Naser Aliu
„Unë urrej Europën. Këtu vajzat vishen me pantallona të shkurtëra!“ kishte shkruar në një letër një xhihadist, që u arrestua sot në Itali, raportoi RAIUNO.Ju kujtohen mendimet e disa ithtarëve të demokracisë ditëve të fundit, që kërkonin kod të veshjes.
E duan demokracinë, por gratë e huaja, vajzat e huaja, duhej të visheshin sipas dëshirës së tyre! E pse? Sepse hamshorët nuk janë në gjendje të kontrollojnë veten dhe ndihen të ngucur!
Vajzat nuk duhet të vishen si u pëlqen, por duhet të kenë kujdes të mos ndërsejnë policinë e moralit.