Xhamia e homoseksualit Sulltan Mehmetit në Prishtinë
Blerim Latifi
Profesori i filozofisë Blerim Latifi është përfshirë në debatin që u nxit nga një pikë në Projektkodin Civil – i cili dështoi të miratohej të mërkurën në Kuvend – e cila do ta rregullonte çështjen e bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë.
Latifi ka shkruar në Facebook se si piktori italian Gentile Bellini kishte konfirmuar se Sulltan Mehmeti II, emrin e të cilit e mban xhamia e madhe në kryeqytetin e Kosovës.
“Sot emrin e Sulltan Mehmetit II e mbanë xhamia më e madhe në Prishtinë. Ata që sot thërrasin në emër të fesë kundër homoseksualëve, po të ishin parimorë, do të kërkonin që edhe kësaj xhamie t’i hiqej emri i sulltanit homoseksual. Por ja që nuk janë. Përkundrazi, e glorifikojnë Sulltan Mehmetin II dhe ëndërrojnë për kohët kur ai dhe pasardhësit e tij bënin ligjin në këtë nënqiell. Madje një vit më parë edhe donin që hamamin e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II në Prishtinë ta kthenin në muze të tij”, ka shkruar Latifi.
Përveç që Projektkodi Civil nuk u miratua, disa deputetë folën kundër dhe për më tepër, me gjuhë denigruese ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT+ në seancën e djeshme parlamentare.
Postimi i Blerim Latifit:
Në vitin 1479 Perandoria Osmane dhe Republika e Venedikut lidhin paqe me njëra tjetrën. Pjesë e kësaj paqeje ishte edhe dorëzimi i Kështjellës së Shkodrës në duart e osmanëve. Atë vit Sulltan Mehmeti II dërgoi një letër ne Venecia, përmes të cilës i kërkonte Dogjit të Republikës së Shën Markut t’i dërgonte në Stamboll piktorin më të mirë që kishte në dispozicion. Nuk vonoi dhe para dyerve të Portës së Lartë u shfaq piktori italian Gentile Bellini. Pesë vitet në vazhdim ai do t’i kalonte në Stamboll. Portreti i Sulltan Mehmetit II, që ekziston ende sot, është vepër e tij.