in

Xhafer Deva i shpëtoi hebrenjtë

Përgjegjësit e Holocaustit i ka dënuar historia, kurse Xhafer Deva, të cilin, sot e akuzoi rëndë dhe shumë padrejtësisht ambasadori gjerman në Prishtinë, nuk ka marrë fare pjesë në planet që i varen Gjermanisë në qafë.

Përkundrazi, Xhafer Deva ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shpëtimin e hebrenjëve të përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe këtë fakt e njohin mirë historianët, prandaj edhe nuk heshtin para akuzave të ambasadorit gjerman.

I vetmi “faj i madh” që mund t’i mvishet Xhafer Devës nga ambasadori gjerman dhe komunistët tjerë, e për të cilin ne shqiptarët ndjehemi shumë krenarë, është kapitullimi zyrtar dhe i pakusht i shtetit serb të kohës, i cili u detyrua të pranojë humbjen në fushëbetejë, të nënshkruaj kapitulimin dhe të tërhiqet nga trojet e pushtuara shqiptare. Ambasador Rohde, ju bëjë thirrje të kërkoni falje publike, sepse ne shqiptarët nuk ta kemi borxh ofendimin. Balli Kombëtar.

P. S. Athua do ta mbante Amerika një kriminel lufte, përgjegjës për Holokaustin, kur dihet se është Amerika që kapi kriminelët nazistë, organizoi gjykimin dhe i dënoi me varje e burgime të rënda nazistët. 

Xhafer Deva pjesën tjetër të jetës e kaloi në SHBA. Madje me te llogaritej të rrezohej pushteti kriminal i Enver Hoxhës.   

 

Lini një Përgjigje

"Huligani" dhe Milo, opozitari i përgjegjshëm

Britanikët e akuzonin Fadil Hoxhën dhe Miladin Popoviçin për krime lufte