Ish-ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, William Walker, e ka pritur me shqetësim të madh ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tashmë janë në Hagë.
“Shqetësohem për Kosovën”, ka thënë Walker, teksa ka komentuar zhvillimet dramatike të ditës së sotme.
Woker i prekur shumë nga zhvillimet dramatike ka thënë se kjo është një ditë e trishtueshme për kosovarët, ndërsa përgjigjen pozitive të ish-krerëve të UÇK-së për t’iu përgjigjur Gjykatës Speciale, e ka cilësuar si gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur.
Por ai ka pasur kritika për Prokurorinë e Specializuar në Hagë, duke përmendur se si vartësit e Slobodan Milosheviqit, që kishin kryer krime në Kosovë, tani kanë pozita të rëndësishme udhëheqëse në Serbi dhe nuk gjykohen.
“E kam thënë këtë më herët, nuk jam ndonjë tifoz i Prokurorisë Speciale. Tashmë kanë kaluar 5 vjet dhe tashmë kemi një numër aktakuzash… Kritika ime ndaj gjithë këtij procesi është që në thelb. Janë akuzuar shtatë apo tetë udhëheqës të UÇK-së ndërkaq që ka zyrtarë në pozita të rëndësishme në Serbi që kanë kryer krime dhe nuk kanë aktakuza… Për mua nuk është proces i baraspeshuar në kuptim të ndëshkimit dhe ndjekjes penale…. Është lajm i keq për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Walker në RTK.
Wiliam Woker, ish-ambasador i OSBE-së, në Kosovë, mbahet në mend për deklaratën se masakra në Reçak, e ndodhur më 15 janar 1999, ishte gjenocid kundër njerëzimit.