in

VV-ja prezanton gjashtë prioritetet e qeverisjes në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka prezantuar gjashtë prioritetet e saj për qeverisjen në këtë komunë.

Kjo parti ka akuzuar pushtetin aktual në Podujevë, e cila sipas VV-së nuk ka bërë sa duhet për qytetarin dhe shëndetin e tij.

VV-ja thotë se pas 29 nëntorit nuk do të ketë më korrupsion, nepotizëm, krim me tenderë e konkurse në punësimet publike. Siç thotë kjo parti, situata do të ndryshojë edhe në shërbimet e infrastrukturës së ambulancave e shëndetësisë në përgjithësi.

VV-ja ka premtuar se do të funksionalizohen ambulancat që të marrin shërbime qytetarët, do të rregullohet menaxhimi i shkollave e do t’u jepet prioritet punësimit të grave.

Vetëvendosje në Podujevë ka premtuar ndërhyrje urgjente në Ambulanca dhe në Qendra të Mjekësisë Familjare për furnizim të pandërprerë me barna dhe mjetet laboratorike për të gjitha analizat e nevojshme.

“Ridestimi i mjeteve nga projektet kapitale (të tjera) për të filluar pa vonesë renovimin e shkollave, veçanërisht laboratorët e munguar. Rishikimi i buxhetit 2021 për të financuar mjetet e mësimit online për nxënësit dhe arsimtarët në kushte të vështira ekonomike. Subvencionimi i bizneseve ku vetëpunësohen banorët e Komunës që kanë pësuar nga pandemia (veçanërisht ato të grave). Mbulim i kostos së barnave (terapisë) për familjet me persona të infektuar (të pahospitalizuar). Shtesat për të porsalindurit e Komunës sonë. Financimin do ta bëjmë nga kursimet e shpenzimeve për mallra e shërbime të kabinetit tim si dhe drejtorive”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Lini një Përgjigje

Botohet Periodiku II 2020 “Diaspora Shqiptare”

LDK-ja premton spital modern në Podujevë