Sherif Ramabaja
Lajm i veçantë. Kosovës i arritën dronët kamikaz. Dhe ky lajm i ditës u përhap si rrufe, duke bërë bujë. Për herë të parë në historinë e saj, Kosova pajiset me armatime të tilla.
Kjo si duket, nuk po e gëzon Serbinë e as Vuçiqin. Përkundrazi, ende pa u sistemuar dronët, erdhi reagimi i parë nga Vuçiqi. Ai para ca ditësh e mbajti paradën ushtarake ku krekosej për armë moderne, kurse tash po i dhemb, pse edhe Kosova po armatoset.
E kuptuam mesazhin, deklaroi ai. Si duket, tash e tutje ushtria serbe nuk mund të niset për ekskursion drejt Kosovës. Kjo s’është në rregull për ta, duke e marr parasysh se ata me makinerinë e tyre vrastare, hynin pa pengesë në Kosovë. Shitnin trimëri, pozonin se si po vrisnin shqiptar, po masakronin, po terrorizonin dhe po dëbonin.
Kjo nga sot nuk do të jetë e mundur, prandaj është edhe ky reagim, kjo brengosje dhe ky vajtim. Po u nis Serbia drejt trojeve shqiptare, duhet të llogaris se përball do ta ketë një ushtri e cila është e gatshme tia tregoi dhëmbët, forcën dhe vendosmërinë se ekspeditat e tyre nuk do të tolerohen më. Po morën guximin të nisen, askush nuk u garanton se si do të përfundojnë, apo nuk dihet se ku do të ndalonin shqiptarët.
Një shembull se si mund të përfundojnë sot, është lufta e Ukrainës kundër agresionit rus. Kjo është një dëshmi edhe për Serbinë, e cila gjithmonë ka zhvilluar luftë kundër shqiptarëve duarthatë.
Kohët kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë dita – ditës. Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin, shfarosjen dhe racizmin ndaj shqiptarëve. Kjo nuk është harruar e as nuk do të harrohet as dje, as sot, e as në të ardhmen. Shqiptarët tash e tutje nuk do të luftojnë as për interesin e Turqisë e të Arabisë, as të Rusisë e Serbisë, por vetëm për interesin e tyre. Kjo po i dhemb si duket Vuçiqit, i cili po deklaron se e ka kuptuar mesazhin.
Pra kjo është një shenjë e mirë, kur kuptohet mesazhi. Përpara janë nisur në aventura ndaj shqiptarëve kur u është tekur, tash si duket e paskan kuptuar këtë mesazh. Me u nis, nisen, po as kush nuk u garanton se si do të përfundojnë, apo si do të kthehen, nëse arrijnë të kthehen.
Si duket ky mesazh po e brengos Vuçiqin sot. Si do do t´i nënshtroj shqiptarët, sepse ai kishte premtuar se po e pret vetëm situatën e volitshme gjeopolitike ndërkombëtare, që të nisej drejt Kosovës.
Si duket edhe Kosova po punon në atë drejtim që me Serbinë, njëherë e mirë t´i zgjidhin problemet mes vete.
Mesazh që i dhemb Vuçiqit, po ashtu është edhe aleanca luftarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Pra po bëhen dy mesazhe të qarta, e as kush nuk premton se mesazhet e tilla, me kaq do përfundojnë.
Ato mund të shtohen, e kush e di, mund të jenë edhe të hidhura. Pushtimet dhe vjedhja e pasurisë kombëtare nga Serbia, nuk harrohen. Ky ndoshta do të ishte mesazhi më i hidhur, po kur do të dërgohet nuk e dimë as ne sot. Ndoshta pritet vetëm momenti i përshtatshëm gjeopolitik, ndërkombëtar. Jemi në pritje.