in

Vuçiqi e Daqiqi shpresojnë që litiumin e Serbisë, do t’ia varin në qafë Kosovës !

Shkruan: Sherif Ramabaja

Autokratët dhe bashkë ideologët e Moloseviqit, Vuçiq dhe Daqiq, kur janë në pyetje shqiptarët dhe Kosova, të gjitha variantet i kanë të hapura.

Qëllimi i tyre ishte t´i shtynin në pakufi bisedimet me Kosovën, (që ia kanë arritur qëllimit) me të vetmin synim, se do tu vinin ditë më të mira për Serbinë.

Ata e kanë të qartë se Kosovën për gjithmonë e kanë të humbur, po synimi i tyre është që të shpëtojnë (shkëpusin aq sa munden) duke insistuar në themelimin e Asociacionit.

Për këtë çështje ata janë të bindur që e kanë shtruar trasenë, vetëm është çështje kohe, kur do iu plotësohet kjo dëshirë.

 Sinjale për Asociacionin kanë dhënë edhe kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, kuptohet nga trysnia ndërkombëtare, edhe pse dihet që kjo është një paradhomë për shkëputjen e veriut.

Perëndimi presionin ndaj Kosovës erdh duke e shtuar për shkakun se Serbia në njërën anë, po e furnizon me armë Ukrainën dhe kuptohet duke i mbyllur sytë ndaj iluzionit se, do ta largonin Serbinë nga Rusia.

Tash së fundi, si një armë e leverdishme për serbët konsiderohet, zbulimi i litiumit në Serbi.

Me një mineral të tillë specifik, që konsiderohet si lëndë e parë deficitare në botë, Vuçiqi dhe Daqiqi janë të bindur se, do t´i përmbushin qëllimet e tyre në dëm të shqiptarëve dhe Kosovës.

Kjo ua shton gjasat sepse kancelari gjerman Scholz ishte këto ditë për vizitë në Serbi, pikërisht për të nënshkruar marrëveshje për litiumin serb, por po ashtu duke iu imponuar edhe propagandës së Vuçiqit kundër Kosovës.

Një vizitë të ngjashme në Serbi, për qëllime të njëjta, pritet që së shpejti do ta bëjë edhe presidenti francez Macron.

Këto pra nuk janë shenja të mira për Kosovën, kur dihet që shtetet e fuqishme, kur janë në pyetje interesat e tyre ekonomike, i mbyllin sytë para diktaturave dhe autokratëve botërorë.

 Kjo është dëshmuar kështu deri më sot, po dëshmohet tash dhe kështu do të veprojnë edhe në të ardhmen. Kur është në pyetje interesi i tyre ekonomik dhe strategjik, shpesh shikojnë mes gishtërinjve.

Kosova në këtë rast nuk duhet të pres se si do të zhvillohen ngjarjet, po duhet të reagoi, duke iu përgjigjur planeve të tilla.

Së pari duhet të orientohet dhe të krijoj miqësi me shtete që kanë ndikim të fuqishëm në EU, siç janë për shembull shtetet skandinave, të cilat shquhen për shtet ligjor, pastaj shtete të tjera në  perëndim, botë dhe kryesisht pastaj të trokas edhe në dyert e SHBA – ve.

Pikë tjetër shumë me rëndësi do të ishte përparimi ekonomik dhe ushtarak i Kosovës, në mënyrë që të krijoj besim në vetë vete dhe të jetë në gjendje që të diktoi kërkesa edhe ndaj fqinjëve, por dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Tërmet i fortë “shkund” Shqipërinë

Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!