Sherif Ramabaja
Politikanët serb, Vuçiq, Dodik, Vulin, Daqiç, Radojçiq etj. më në fund u bashkuan për ëndrrën e tyre, bota serbe. Demonstrimin së pari ata e sprovuan në Kosovë, kundër shqiptarëve, duke u bazuar nga pushtimet shekullore ndaj tyre. Dështimin të cilin nuk e prisnin u ndodhi. U befasuan nga reagimi profesional i policisë së Kosovës. Këtë nuk e kishin pritur t´u ndodhte.
E morën veten. E maskuan aksionin si të paorganizuar dhe spontan. Forcat tash i përqendruan diku tjetër. Kështu janë mësuar, sepse gjithmonë u ka shkuar kungulli mbi ujë.
Si kompensim për humbjen në Kosovë u orientuan në cakun tjetër, në Bosnje. Aty u tubuan të gjithë së bashku, me qëllim që territorin boshnjak t´ia bashkëngjisin Serbisë. Ngritën dolli, për botën serbe.
Ftesat për festë i kishin bërë gati, po kundër u doli EU dhe SHBA. SHBA si reagim ua tregoi muskujt, duke organizuar fluturime mbi Bosnje.
Bëheshin sikur s´po shihnin, e s´po dëgjonin gjë. E filluan manifestimin që t´i kuptoi e tërë bota, se çmendojnë me kokat e tyre. Srebrenica, Prekazi, Reçaku etj. sikur nuk u mjaftojnë. Ata kënaqen vetëm me shfarosjen totale të popujve të tjerë.
Nuk kanë mëshirë se ç ‘kane bërë, e çfarë synojnë, por ankohen pse këtë nuk e kishin bërë në të kaluarën, po kanë pritur deri në ditët e sotme.
Nëse në Bosnje dështojnë, sërish do t´i kthehen Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës e kush e din se kujt tjetër.
Pse jo edhe Shqipërisë. Atje gjithmonë kanë gjetur aleanca me personalitete të ndryshme, duke filluar nga Esad Pasha, Enver Hoxha …. etj.
Koha po u ikën dhe nuk po punon për ta, po ndoshta po i bëjnë përpjekjet e fundit. Forcat e sigurisë së Kosovës, po trajnohen nga shtetet më të fuqishme të NATO – s, siç është Anglia etj. Kjo është një shenjë se ata jo vetëm që po trajnohen me standardet më të larta ushtarake, po ata edhe po armatosen me armatim modern.
Forcat serbe nëpër shekuj ia mësynin Kosovës, duke e ditur se shqiptarët ishin duarthatë, po ato kohë kanë perënduar.
Shtrohet pyetja: a do ta marr Kosova rolin që ta ndal Serbinë, ta mbroj rajonin nga hegjemonia serbe dhe ta disiplinoi Serbinë për jetë e mot.
Apo ndoshta po i vjen edhe rasti që ti kthej territoret e saj, të pushtuara nga Serbia.
Të gjitha opsionet janë të hapura. Borxhet që ia ka Serbia kombit shqiptar nuk ia ka askush tjetër. Kjo është e ditur botërisht. Historinë ata mund ta shkruajnë siç t´u teket, po faktet flasin me gjuhën e tyre. Ato janë dhe po dalin në sipërfaqe, çdo ditë e më shumë.
Nëse kërkohet një Rend i Ri Botëror demokratik, e jo çfarë po synon Rusia e Serbia, shqiptarët do të udhëheqin me rajonin, së bashku me forcat progresive.
Aleancat për të cilat po kapet Serbia, janë të kalbura dhe të destinuara të dështojnë.
Kosova po ashtu do të mbështetet nga të gjithë shqiptarët në viset e tyre të Ballkanit Perëndimor, po edhe një aleancë me Kroacinë është e mirëseardhur, sepse edhe kroatët kanë çështje të hapura me Serbinë, e cila po ashtu ndaj tyre ishte e pamëshirshme.
Këto janë dëshmi me të cilat duhet të ballafaqohet Serbia, po ata janë popull aventurist. Gjithçka pritet prej tyre.