in

Vuçiq në vizitë të një vëlla mysliman: Egjipti nuk ka aktivitet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Egjipt, tha për RTS-në se ka biseduar edhe për Kosovën me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Ai ka thënë se pavarësisht njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ai shtet gjatë kohës së Mohamed Morsit, nuk ka pasur asnjë aktivitet dhe se kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

“Ne kemi biseduar edhe për Kosovën. Ju e dini se gjatë sundimit të Mohamed Morsit, Egjipti e ka njohur Kosovën, por se aty nuk ka aktivitete, se nuk ka përmbajtje serioze”, tha Vuçiq.

Ai tha se është pothuajse i sigurt se qëndrimi i Egjiptit do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen, si dhe se Egjipti mund të llogarisë në mbështetjen e Serbisë.

Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, qëlloi mbi ish-Presidentin Donald Trump

Çmimet e larta dhe liberalizimi i vizave, arseja kryesore e ikjes se "kosovarëve" nga bregdeti shqiptar!