in

Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë në fshatin Balinicë të Malishevës si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar për KosovaPress se kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në këtë rast, po ashtu edhe kanë konfiskuar një armë zjarri.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë” ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Lini një Përgjigje

Kanos kryeministrin në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari

Doli nga shtypi romani humoristik “ Njeriu me sidë”