in

Vritet në Ukrainë ushtarja e besuar e Putinit

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë një sulmi të ushtrisë ukrainase në rajonin e Donbasit është vrarë edhe rusja Olga “Kurs” Kachura.

52-vjeçarja që mbante gradën e nënkoloneles ishte komandante e një prej brigadave ruse dhe ishte bërë e njohur pasi kishte deklaruar se merrte kënaqësi duke vrarë ukrainasit.

Sipas të njëjtave burime, ajo është zyrtarja e 97-të e lartë ushtarake dhe njëherësh gruaja e dytë nga radhët e ushtrisë ruse, që ka humbur jetën gjatë luftimeve me ukrainasit.

Olga u vra kur një raketë e ushtrisë ukrainase, goditi veturën e saj kur po lëvizte në qytetin Horlivk në rajonin Donetsk të Ukrainës.

Mediat ukrainase raportojnë se ajo shpesh është maskuar si pjesëtare e forcave ukrainase dhe ka kryer krime për t’i diskredituar ata

Lini një Përgjigje

Zbulohet misteri i vdekjes së çiftit shqiptar në New York

Luftime të ashpra në Donetsk të Ukrainës