in

Vrasje në Podujevë

Një person është vrarë mesditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për median kosovare se krimi ka ndodhur rreth orës 12:30, ku është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.

Viktima është i moshës 30-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja e viktimës.

Lini një Përgjigje

Poshtnimi i shpirtnisё shqiptare

22 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA