in

Vrasja e biznesmenit u filmua nga kamerat e sigurisë

Ishte vetë Skënder Krasniqi, i cili pasi vrau të birin, biznesmenin Albert Krasniqi njoftoi policinë. Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi rreth orës 17:00 të kësaj të mërkure, tronditi Prishtinën. Shkaqet e vrasjes momentalisht janë mister.

Ajo që dihet është se viktima kërkohej nga policia për dhunë në familje dhe para vrasjes mes tyre kishte pasur një debat për këtë shkak. Megjithatë nuk dihet nëse ky ishte shkaku që babai i tij, i dyshuari kryesor i kësaj ngjarjeje, të ndërmerrte aktin e rëndë.

Policia dhe prokuroria mësohet se kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në garazh, pasi besohet se e gjithë ngjarja të jetë filmuar.

Të tronditur u shprehën edhe banorët e pallatit ku familja jetonte prej disa vitesh, në katin e katërt të tij. Sipërmarrësi Skënder Krasniqi u arrestua nga policia pas krimit, ndërsa në vendngjarje autoritetet kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit me të cilën dyshohet se Krasniqi vrau të birin.

Albert Krasniqi është një emër i njohur për publikun. Ai ka qenë i martuar me ish-Missin Besa Gashi, ndërsa në 2016-n u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Noizy-t.

Lini një Përgjigje

Kryeministri Hoti përshëndet formailizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Albert Krasniqi që u vra nga babai i tij, ishte dënuar me burg për vrasjen e 17-vjeçarit