in

Vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu

Shqipëria

Deri pasdite parashikohet që vendi ynë të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen përkohësisht që do të sjellin reshje afatshkurtra shiu, ku do të ketë dhe rrebeshe shiu në Veri të vendit. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që të ketë ndërprerje të reshjeve dhe do t’i largojnë vranësirat e shumta drejtë kufirit lindor.

KosovaMasat ajrore të paqëndruehme do të vijojnë të jenë dominante në të gjithë Kosovën në pjesën më të madhe të ditës, duke sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë kryesisht reshje të pakta dëbore. Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës presim përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e MV në pothuajse gjithë ditën, duke sjellë kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje pakta shiu dhe dëbore në zona të izoluara. Edhe në MV orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të motit.

Rajoni dhe Evropa

Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e Europës Juglindore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rreshje shiuedhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore dhe Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten Vendet Nordike dhe Europa Lindore.

Lini një Përgjigje

Ilirët në Avganistan

Si e ndaloi CIA planin ukrainas për të sulmuar Moskën