in

Vranë shtatë punëtorë humanitar, Ushtria izraelite shkarkon dy oficerë

Forcat mbrojtëse të Izraelit kanë shkarkuar dy oficerë të lartë ushtarakë, një major dhe një kolonel, për shkak të sulmit mbi autokolonën e organizatës humanitare nga i cili u vranë shtatë punëtorë të saj. Ushtria izraelite ka kërkuar falje për sulmin e së hënës.

Ushtria izraelite ka liruar nga detyra dy oficerë të lartë pas vrasjes së shtatë punëtorëve humanitar të organizatës World Central Kitchen në Gazë. Sipas hetimeve të ushtrisë izraelite për incidentin, disa nga punëtorët humanitarë kishin shpëtuar pas sulmit të parë, por u vranë më pas kur u godit automjeti i tretë i organizatës.

Përveç shkarkimit të dy ushtarakëve, një majori dhe një koloneli, ushtria izraelite e ka pranuar gjithashtu se operatorët e saj të dronëve e kanë ngatërruar një punëtor humanitar i cili po bartte një çantë apo qese sikur të jetë person i armatosur dhe kanë vazhduar me shënjestrimin e automjetit që i përkiste organizatës humanitare.

Hetimi ka zbuluar se njësia e Ushtrisë izraelite ka besuar se tre automjetet e organizatës humanitare që ishin vënë në shënjestër, ishin marrë nën kontroll të luftëtarëve të Hamasit.

Organizata Humanitare WCK ka bërë thirrje për krijimin e një komisioni të pavarur duke thënë se ushtria izraelite, nuk mund të hetojë në mënyrë të besueshme dështimin e vet.

E nga Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kanë thënë se sulmi ndaj punëtorëve humanitar mund të përbëjnë krim të luftës.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se SHBA-të po i përcjellin me kujdes hetimet e Izraelit për sulmin ku u vranë shtatë punëtorët humanitar. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë kërkuar falje për sulmin e së hënës dhe e kanë quajtur si gabim të rëndë.

Lini një Përgjigje

Nju Jorku goditet nga një tërmet

SHBA në gjendje të lartë gatishmërie pas kërcënimit të Iranit drejtuar Izraelit