in

Vlora Çitaku: Të zbatohet marrëveshja për Ambasadën në Jerusalem

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington dhe përfaqësuesja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vlora Çitaku, ka shkruar në një shkrim në Facebook, rreth debatit për qytetin ku duhet të vendoset ambasada e Kosovës në Izrael. Pas shumë politizimeve dhe mendimeve për dhe kundër, gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 shkurtit, Çitaku porosit se Marrëveshja e 4 shtatorit të vitit të kaluar është e arritur e SHBA-së për njohjen që Izraeli i bëri Kosovës. Ndaj duhet të zbatohet pa ekuivoke.

Postimi i plotë:

E para dhe më e rëndësishmja, çështjet e politikës së jashtme, posaçërisht ato në të cilat është i përfshirë aleati ynë kryesor, nuk do të duhej asnjëherë të shndërrohen në tema elektorale. Rreth tyre do të duhej të kishim konsensus.

Njohja nga Izraeli është arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja përmes së cilës është arritur kjo njohje, është mbështetur fuqimisht edhe nga Administrata e Presidentit Biden. Kushdo që thot ndryshe, gabon keq. Në fakt, formalizmi i marrëveshjes së njohjes mes Kosovës dhe Izraelit ka ndodhur me 1 shkurt 2021, me facilitimin dhe mbështetjen publike të Administratës së Presidentit Biden.

Vet Sekretari Amerikan i Shtetit, Z.Blinken, ka deklaruar publikish që SHBA-të nuk do ta lëvizin Ambasadën e tyre nga Jerusalemi. Për më tepër, Kosova nuk ka zhvendosur Ambasadë nga Tel Aviv. Kosova po hapë për herë të parë Ambasadë në Izrael.

Secili që ka pak njohuri bazike në politikën e jashtme e di fare mirë që kryeqytetin e vendit pritës, nuk e përcaktojmë ne.

Nuk do të doja asnjëherë që Kosovën ta shoh në listën e shteteve që nuk u përmbahen zotimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Rita uron në prag të 17 Shkurtit: Kosovë, urime Pavarësia, të dua shumë

Avokatët e ish-Presidentit Trump mohuan se ai nxiti trazirat në Kapitol