in

Vjosa Osmani: Xhemail Mustafa u vra pabesisht

U.d presidentja Vjosa Osmani, kujto njëzetë-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës . Ajo tha se sot e kujtojmë njërin ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve ’90 për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit Rugova, njeriun e urtë e dijetarin e shquar të Kosovës. Ai u vra pabesisht, këtu e njëzet vjet më parë, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare. Me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i vuri themelet e informimit të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës”, tha u.d presidentja Vjosa Osmani.

Ajo shtoi se do ta kujtojnë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për të.

Lini një Përgjigje

Osmani: BE-ja të kërkojë nga Serbia ta ndryshojë Kushtetutën e jo nga Kosova

U përcoll në përjetësi kolosi i muzikës shqipe, Ismet Peja