in

Vjosa Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani mbajti sot takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të posaçëm për nevojën e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të afateve ligjore.

Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me Covid-19, si dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që kjo çështje të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit.

Lini një Përgjigje

Maqedoni, 26 viktima dhe 758 raste të reja me koronavirus

Enver Idrizi kërkoi vendosjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Nish