in

Vjosa Osmani pret që sa më shpejt të certifikohen zgjedhjet

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se pret që certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të ndodhë sa më shpejt dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë.

Postimi i plotë:

Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) si dhe atë të Bashkimit Evropian. Në të gjitha këto takime, është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim. Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë. Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë.

Lini një Përgjigje

MASh apelon për respektim të masave anti-COVID në shkolla

Krasniqi: Situata me pandeminë COVID-19 është stabile