Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe Vjosa Osmani kanë mbajtur një konferencë për media.
Me këtë rast është bërë e ditur se Osmani do të jetë në një listë të përbashkët kandiduese me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Dyshja kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre për bashkëpunimin në këto zgjedhje.
Iniciativa e Vjosa Osmani pritet të ketë në kandidim 10 deputetë (Vjosa Osmani dhe 9 të tjerë), në kuadër të Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.
Pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Osmani zyrtarizoi se në zgjedhje do të hyjë me listë të saj, por që tashmë është zyrtarizuar ky bashkim i forcave në mes listës së saj kandiduese me bashkëpunëtorët nga ana e Vetëvendosjes.
Duhet përkujtuar që Osmani vazhdon të jetë U.D së Presidentes së Kosovës, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe votat të cilat do të arrijë t’i grumbullojë ajo përgjatë zgjedhjeve të parakohshme.
Në zgjedhjet e gjashtë tetorit, Vjosa Osmani pati arritur të fitojë gjithsej 163 mijë vota
Vjosa Osmani shpall kandidaturën për presidente të Kosovës
Këtë ajo e ka bërë në konferencën për media ku ka zyrtarizuar bashkëpunimin me Vetëvendosjen, shkruan lajmi.net.
“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë rilegjitimim”, ka thënë ajo.
Osmani shtoi se për këtë kandidaturë janë të vetëdijshëm për procedurat dhe atë se sa vota kërkohen për ta fituar këtë pozitë. /Lajmi.net/