in

Vjosa Osmani falënderon Presidentin Biden për urimin e Pavarësisë së Kosovës

U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ka treguar se ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili e ka uruar me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Osmanit:

Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje

Mbretëresha Elizabeth II, Steinmeier, Macron dhe Mattarella urojnë znj. Osmani për Ditën e Pavarësisë

Burrështetas evropianë urojnë Vjosa Osmanin për Ditën e Pavarësisë