Vjosa Osmani e ka pranuar edhe zyrtarisht, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, detyrën e re të presidentes së Kosovës.
Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.
Paraprakisht, residentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
AGJENDA (6 PRILL 2021)
10:00 Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu
Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)
10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


