in

Vjosa Osmani dhe Kurti bënë homazhe në Prekaz

Në 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, si edhe u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, bënë homazhe edhe te memoriali “Adem Jashari” në Prekaz.

Në një prononcim për media në Prekaz, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, tha se ky është vendi i kushtrimit për çlirim që na e dëshmon çmimin e lartë të lirisë.

“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na e përkujton sesa i lartë është çmimi i lirisë dhe se sa të privilegjuar jemi ne që jetojmë dhe festojmë 13 vjetorin e pavarësisë, që i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Tre brezat e familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan, gjysma e tyre burra e gjysma gra dhe fëmijë, dhe duke u rikthyer këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe drejtësinë institucionale. Sepse, i tillë është edhe amaneti i dëshmorëve dhe dëshirat e popullit tonë. Lavdi familjes Jashari, kryekomandantit Adem Jashari, bacës Shaban, Hamzës, të gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit tonë”, tha Kurti.

Lini një Përgjigje

Kosnett: Partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur

Princ Leka si baba?