in

Vizioni i Trump dhe Netanyahut për `dy shtete` e fundin e luftës në Gazë

Pas sulmeve amerikane në Iran më herët gjatë javës, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, raportohet se është pajtuar që t’i japë fund brenda dy javësh luftës në Gazë, sipas raportimit të mediumit “Israel Hayom”, të bazuar në burime nga biseda e Netanyahut me presidentin amerikan, Donald Trump.

Një bisedë telefonike katërpalëshe midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Ministrit të Çështjeve Strategjike Ron Dermer ndodhi menjëherë pas sulmit amerikan ndaj instalimeve bërthamore të Iranit/

Sipas një burimi të njohur me përmbajtjen e diskutimit, Israel Hayom mësoi se të gjithë pjesëmarrësit shprehën entuziazëm të jashtëzakonshëm në lidhje me rezultatet e misionit të bombarduesve B-2 dhe po përjetonin atë që burimi e karakterizoi si “eufori”.

Megjithatë, kënaqësia e jashtëzakonshme midis katër udhëheqësve nuk rrjedh vetëm nga arritjet operacionale, por edhe nga planifikimi i tyre strategjik në të ardhmen. Presidenti Trump dhe Kryeministri Netanyahu synojnë të ndjekin me shpejtësi marrëveshje të reja paqeje me shtetet arabe, si pjesë e zgjerimit të Marrëveshjeve të Abrahamit.

Irani kryen një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh pas konfliktit me Izraelin

NATO vendosi 5% për mbrojtjen. Ja vendet që shpenzojnë më shumë dhe më pak