Kanë ardhur përmes aeroporti të Rinasit 40.800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax.
Në aeroport i ka pritur ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ndërkohë kryeministri Edi Rama përmes Facebookut shkruan se priten edhe mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm”, ka shkruar ai.