in

Vitia e shpall të premten ditë zie

Komuna e Vitisë me në krye Sokol Halitin, e ka shpallur ditë zie të premten, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në fshatin Pozhoran të kësaj komune. Sonte s’do të ketë as festime në sheshin e qytetit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me dije se është marrë vendim që të anulohen tw gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti. Poashtu nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera.

 “Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Tre të vdekur, 184 raste të reja dhe 420 të shëruar

Klerikë myslimanë arrestohen për shkatërrimin e një tempulli në Pakistan