Sherif Ramabaja
Bomba u plas, dhe ku? Në qendrën e botës, në selinë e OKB në New York. Rama kishte arritur i armatosur me ide. Do tua them hapur të gjithëve, u pëlqeu kjo apo jo. Nëna Terezë ishte shqiptare.
Dhe mos të nguteni sepse kam edhe diçka për t´u thënë. Unë e kam marr një vendim që ndoshta shumë kënd do ta befasoi, po aq më bënë. Ju mund tö mö quani edhe të çmendur, por ne kemi dhënë figura me ndikim botëror.
I fundit ishte Enver Hoxha i cili herë i shpallte luftë Amerikës, herë Rusisë e herë Kinës, e herë gjithë botës. Ne nuk e dinim se me cilët luftonte, (ndoshta edhe me mullinjtë e erës) po për ta mbrojtur popullin, mbinin bunkerët si kërpudhat pas shiut.
Të mos e zgjati. Po i bie shkurt. Kam vendosur themelimin e shtetit Bektashi në Shqipëri. Mos u shqetësoni, nuk do kërko shpërbërjen e Shqipërisë. Do jetë i ngjashëm si Selia e Shenjtë, Vatikani.
U dëgjua shpërthim i duartrokitjeve. Ato zgjatën e zgjatën. Rama s´kishte nevojë të jepte ndonjë sqarim. Derisa në botë bëhen luftëra për pushtime, themelime, shpallje, anulime, mosnjohje, shpërbërje, zhdukje etj. të shteteve, kryeministri shqiptar Rama para tërë botës deklaroi se në shtetin e tij, Shqipëri, do ta themeloi edhe një shtet tjetër, dhe krejtësisht vullnetarisht. Pa i kërkuar askush. Kishte të tillë që e tallën duke thënë se, pasi i dështoi ndarja e Kosovës, Ballkani i Hapur, Draftstatuti i Asociacionit etj. ka vendosur që ta marr këtë hap si një lloj kompenzimi për ta kënaqur vëllain Vuçiq, me statutin e kishës ortodokse serbe në Kosovë.
Megjithatë bota u entuziazmua. Fqinjët i duartrokitën (më së shumti serbët), kurse komuniteti mysliman në Shqipëri i befasuar, e ftoi Ramën që të futej në BIG BROTHER.
Aty para opinionit vendas, do të debatohet se si kryeministri erdh deri te një ide e tillë. Çka do të thotë kjo për vendin, përparësitë dhe të metat, rreziku, kërcënimi, apo stabiliteti etj. pra të gjitha këto do të analizohen në BIG BROTHER me myslimanët.
Rama në BIG BROTHER u ballafaqua me reagimet e para. Të indinjuar Sunitët u paraqitën me kërkesën e ngjashme duke kërkuar shtetin e tyre. Shitët po ashtu paraqitën kërkesë të njëjta. Vehabistët shkuan edhe më larg: ne jemi në ekspansion,(shikoni se çfarë po bëjmë në Kosovë) prandaj ne kërkojmë një territor dyfish më të madh se të tjerët.
Rama u mundua të arsyetohej, po nuk e lenin ta hapte gojën. Ti ia ke futur Kosovës, opozitës etj. kurse tash po mundohesh që të na futësh edhe ne, i than.
U dëgjua që edhe romët dolën me një kërkesë të ngjashme. Ne jemi komuniteti i vetëm në Evropë, të cilët nuk kemi shtet, prandaj edhe ne duam që Shqipëria ta marr hapin e parë.
Pas tyre mund të dalin edhe komunitetet tjera, greke, maqedonase, bullgare, vllehe, ruse, kineze, italiane etj, etj.
Mos u habitni nëse një ditë Ramado ta shpall edhe shtetin e gomarëve, tha njëri.
Rama u ngrit i revoltuar: pikturën e filluar e kam lënë përgjysmë, më duhet ta përfundoj, u arsyetua.
Megjithatë Serbia i ka hapur veshët, nga propozimi i Ramës. Përfitimi mund të jetë i pakufishëm.
Mars – Rover (Satirë)