Në vitin 1940 Giusepe Martino e konsideronte si pallatin veror më të bukur në Ballkan
Vila e Mbretit Zog” godina që u rezistoi sistemeve Kjo vilë është vendosur në majë të një kodre me një pozicion dominant, nga ku mund të shohësh si në pëllëmbë të dorës qytetin bregdetar te Durresit. E ndërtuar në vitin 1927, kjo vilë ishte një dhuratë personale për Mbretin Zog I, nga komuniteti i biznesit të Durrësit në shenjë respekti dhe nderimi. Ndërtuar në formën e një shqiponje, ajo u ngrit në pikën më të lartë të qytetit të Durrësit. Ajo është shumë e famshme për mermerin e saj Blu dhe sallonin madheshtor.
Në 1940 Giusepe Martino e konsideronte si pallatin veror me të bukur ne Ballkan. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore u përdor nga krerët e lartë të ushtrive pushtuese si rezidencë. E ndertuar sipas stilit te artit Deko vila u ruajt edhe gjatë sistemit komunist por u dëmtua rëndë gjatë trazirave të 1997-s. Thanas MustaqiAlbanian Vintage Photography, people, cities, culture and history