in

Vetëm një rast vdekjeje e 178 me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, ka njoftuar, nëpërmjet një komunikate, se, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.040 mostra, nga to rezultojnë 178 raste pozitive. Ndërsa, është raportuar vetëm një rast i vdekjes nga koronavirusi, 65 vjeçar, nga Prishtina.

Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.

Lini një Përgjigje

Hoxha i Çerkezit të Kumanovës, shkruan në emër të Iliridës!

Isa Mustafa paralajmëroi dorëheqjen nga kreu i LDK-së