Pas debaklit që LDK pësoi në zgjedhjet e 14 shkurtit,dhe pas dorëheqjes se Isa Mustafës nga kreu I LDK-së, janë shtuar aspiratat e individëe brenda Partisë që të marrin ketë post. Kanë filluar të dëgjohen zëra se në këtë post të vijë Vjosa Osmani apo dikush tjetër nga emrat e njohur të kësaj Partie . Të prognozosh se kush do të vijë është punë koti, ngase LDK më vendimet e saj është e pa paparashikueshme e cila në ketë dekadën e fundit nxori aq shumë vendime të cilat kryesisht dëmtuan rëndë ketë subjekt politik. Injoranca , mosdija ,interesat e ngushta të individëve më ndikim në parti si dhe te klaneve të formuara në Degë e nëndegë ku individë që kurrë nuk ishin në LDK u bënë faktor e të cilët në të kaluarën e afërt e luftonin LDK-në, në mesin e të cilëve ka edhe asi që nuk e kishin votuar as Rugovën për President, morën postë të larta në Kryesi dhe degë të sajë dhe papritmas u bënë “ Rugovistë “ të cilët më veprimet e tyre në emër të Rugovës luftonin Rugovizmin.
Shkruan: Halil Gashi
Dhe tani kur është shpallë gara për kreun e LDK-së kanë filluar të ngrenë zërin disa individ nga këto klane duke na predikua se kush po u dashka të vijë në krye të LDK-së kinse për shpëtimin e Partisë duke u fshehur brenda sajë kinse si reformator më shpresë se do gjejnë interesin e tyre duke nderuarr ngjyrë si kameleonët.
Zërat se ka frikë që në krye të LDK-së do të vijë ndonjë trashëgimtar dhe I përzgdhur Isa Mustafës, pa dyshim se shprehin një shqetësim të arsyeshëm, ngase një veprim I tillë do të thellonte edhe më shumë krizën brenda LDK-së. Edhe zërat që po dëgjohen se duhet të kthehet Vjosa Osmani për të marrë drejtimin e partisë, sipas mendimit tim nuk janë në interes ë LDK-së. Edhe pse Vjosa mori gjysmën e votave të LDK-së në Listën e Vetëvendosjes , kthimi I sajë do të ndante elektoratin e LDK-së në dysh ,në ata që e përkrahën dhe në ata që nuk e përkrahën Vjosën. Dikush mund ta paragjykonte Vjosën edhe si instrument të Albin Kurtit për dëmtimin edhe më të madh të LDK-së , për mos të thënë se do ta paragjykonin si “ Kalë Troje “të Vetëvendosjes në LDK. Populli thotë se “ buka kur thyhet ajo nuk ngjitët më”. Zgjedhja e te parit t LDK-së ,nga cili do krah që përmendem do ta bënte më të lëndueshëm dhe më pak unik anëtarësinë e LDK e cila vështirë se do ta merrte vetën . Nëse Isa ishte dinak dhe I pa arsyeshëm në marrjen e vendimeve , Ai, ato I mori bashkë më kreun e këtij subjekti gjë që edhe nëse dikush nga krahu I tijë vie në krye të partisë do ta dëmtonte LDK,në . Por edhe kryeneçësia e Vjosës duke vënë vetën dhe mendimin e sajë mbi partinë që e rriti dhe shkuarja e sajë në ekstremin tjetër në Vetëvendosje ishte një gabim I pa falshëm iI sajë , ani pse dikush do të më thotë se e kam gabim ngase pas atij flamuri dhe pas Vjosës shkuan edhe njëqind mijë vota të LDK-së . Unë mëdoj se këto vota nëse ishin të LDK-së e që shkuan për Vjosën ishin vota inati ndaj Isës dhe sejmenëve të tij , vota të një trendi dhe euforie ,vota të paragjykuara në stilin “ Për inati simë re të më vdes djali”.
Nese Vjosa Osmani në situatën e krijuar tani në LDK dhe pas disa zërave që ajo ti kthëhet LDK-së vendos të heq dorë nga gara për Presidente të Kosovës për çfarë ka shprehë interesin e sajë në kto zgjedhje dhe kthehet në garë për të marrë udhëheqjen e LDK-së do të bindte elektoratin se ajo vertetë e ka vendin në LDK dhe meriton të marri udhëheqjen e kësaj partie. Por nëse Vjosa I futët garës për president dhe nuk ja del në këtë garë , kthimi I sajë në LDK pas humbjes se garës për Presidente do të ishte I zbehtë dhe jo I sinqertë , do ta bënte atë një manipuluese e jo një lidere për çfarë LDK ka nevojë.
Atëherë çfarë duhet të bëjë LDK në këto zgjedhje ? Jo që unë më këtë rast dua të jam më LDK se LDK-ja , por dua vetëm të përkujtoi se jo rrallë nga LDK na kanë thënë se ata janë Akademi e shkencave për partitë tjera politike. Nëse këtu ka pasë të vertetë, atëherë kremi intelektual i kësaj Akademie se bashku më anëtarësinë e gjerë që ka tani edhe ata qe dikur ishin në këtë parti e të cilët u larguan apo u pasivizuan për shkak të injorancës se individëve dhe profiterëve brenda këtij subjekti, duhet të shtrydhin mëndjën të heqin interesat e individëve dhe klaneve dhe nga rradhet e sajë të nxjerrin një strukturë të re të udhëheqjes që nuk I përket as krahut të Isës e as të Vjosës. Ndoshta kjo dukët një rrugë më e gjatë dhe më e vështirë por është rruga më e sigurt për të vënë në binare të shëndosha një LDK që do të përfaqësonte interesat e vërteta të Lidhjës Demokratike të Kosovës.
Se këndejmi elektorati I vertëtë I LDK së ia ka borgj themeluesit të kësaj Partie Ibrahim Rugovës dhe intelektualëve të asaj kohe që u rreshtuan në kte parti e cila që në themelimin e sajë kishte në rradhët e veta pesë Akademikë. LDK, është një trashëgimi më vlera të veçanta historike, politike dhe kulturore e Kosovës, dhe nuk I bënë askujt nder që kjo trashëgimi të luftohet apo të shuhet ashtu si deshiron dikush. Ata duke luftuar ketë trashigimi duan ta fshijnë memorien tonë të lirisë dhe pavarësisë, memorien e pluralizmit politik dhe të demokracisë se mirëfilltë, themele këto mbi te cilat u ngrit shteti I Kosovës.
Ata që e luftojnë qoftë nga brenda apo nga jashtë një vlerë të tillë që e kultivonte LDK-ja ,ata e luftojnë pjesën më të ndritur të historisë tonë të pluralizmit politik e cila I priu popullit të Kosovës në shkëputjen e plotë nga rëndi I vjetër politike , nga monizmi dhe njëmendësia marksiste – leniniste e staliniste etj
Dhe krejtëpër fund anëtarësia e LDK-së në situten që është, duhet qartë dhe më guxim të ua tregoi vendin gjithë atyre që interesat e tyre individuale , grupore dhe klanore i vunë mbi interesat e partisë , duke mos u lënë vend në strukturat e ardhshme udhëheqëse që duhet të dalin nga vota e secilit anëtar. Vetëm anëtarësia e gjerë e LDK-së duhet të vendosi se kush do t’i prijë asaj në të arrdhmën. Më as një kusht nuk duhet të lejohet që të ketë ndikim në këtë zgjedhje as Isa , as Vjosa e as Albini dhe as klanet e sajë e as të kurkuj tjetër për të zgjedhur liderin e ardhshëm të kësaj Partie .