Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Në njoftimin e bërë nga kjo organizatë thuhet se deri më datën 13 shkurt, KQZ ka verifikuar 1 mijë e 490 fletëvotime, ku 1,110 i ka aprovuar kurse 380 i ka refuzuar.
Theksojmë se deri më datën 12 shkurt, KQZ ka pranuar 43,447 pako me fletëvotime nga diaspora.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur ditën e diel, ndërkohë KQZ ka bërë numërimin e votave të rregullt, kurse brenda pak ditësh fillon numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht./GB