in

Vera Bekteshi fiton Çmimin Kadare me romanin “Pusulla Letre”

Këtë vit, edicionin e 7-të të Çmimit Letrar Kadare, e ‘rrëmbeu’ mes 21 dorëshkrimesh romani “Pusulla letre”, i autores Vera Bekteshi me motivacionin “Për risinë stilistikore në shkrirjen e zërit të autores me atë të personazhit kryesor në një rrëfim të kthjellët dhe origjinal, edhe pse personazhi vuan nga probleme të shëndetit mendor”.

Ky rrëfim në vetën e parë vjen përmes një ligjërimi autentik të shkarkuar nga ngërçi i verigave të realizmit socialist, të vendosur në një regjistër leksikor të zgjedhur nga autorja.

Vepra shpërfaq autoren si mbijetuese të sprovuar, me një ind rezistence të admirueshëm në nivel sa jetesor, aq edhe artistik.

Çmimi u shpall ditën e sotme, më 27 shkurt, në Llogara, në kuadër të eventit ‘Ditët e Humaniteve’, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.

Juria e kryesuar nga profesoresha Diana Kastrati, përkthyese, në përbërje të së cilës ishin studiuesi letrar nga Prishtina Adil Olluri, pedagoget Belina Budini, Irena Myzeqari dhe publicisti Namir Lapardhaja, vendosi mes veprave finaliste të Durim Tace dhe Vera Bekteshit.

Bekteshi bëhet shkrimtarja e parë femër në historinë 7 vjeçare të këtij çmimi. Në këtë projekt, që ka si qëllim inkurajimin e të shkruarit të prozës shqipe, kanë konkuruar deri tani afro 250 vepra dhe laurete të tij kanë qënë pena të shquara dhe të reja në hapsirën shiptare si Rudolf Marku, Shkekqim Çela, Musa Ramadani, Virgjil Muci, Loer Kume dhe Gani Mehmetaj.

Vera Bekteshi është autore e disa veprave letrare si ‘Një det i moçëm’; ‘Ora me rërë’; ‘Bella ciao’ etj. Veçanërisht romani i saj autobiografik ‘Vila me tre porta’ ka shënuar një sukses letrar në vitet e fundit.

Çmimi Letrar Kadare jepet nga Instituti Europian Pashko dhe mbështetet nga UET PRESS dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Lini një Përgjigje

Ndarja e Serbisë dhe demokratizimi i Rusisë, do ta qetësonin Evropën !

KËSHTJELLA E NGJARJES SË MADHE!