Mevlan Shanaj ka analizuar me humor shfaqjen e Leka Bungos e Viktor Zhustit, “Testamenti” që u vu në Teatrin Kombëtar.
Regjisori i njohur teksa i cilëson të “çmendur” duket se ju ai ju uron çmenduri të vazhdueshme me pjesë teatrale.
POSTIMI I MEVLAN SHANAJ:
Këta dy artistë kanë një miqësi gati prej 70 vjetësh, nëse gabohem pak, më lejohet. Brenda një viti vijnë të dy me dy drama ku na shpalosen si 50 vjeçarë të ditur dhe më shumë se të mënçur. Në dramën e Dushan Kovaçeviçiit u përkonte drama me një vështrim gati biografik dhe tani më shumë se biografik të të dy autorëve! Të dy, autori regjisori Bungo me këtë Viktor Zhustin (ndoshta është çmëndur) burri 81 vjeç qëndron në skenë i vetëm, sikur edhe fizikisht të qëndronte për mbi 90 min përsëri do çuditeshin mjekët e intelegjencës artificiale! Po ky interpreton duke mbajtur mend një tekst të shkruar (po nga një i çmëndur tjetër).
Lutem, më kuptoni dy njerëz 80 vjeçarë na shpalosin një “Testament”unikal si tekst dhe unikal në rang jo shqiptar, me performancën që na ngërtheu në Teatrin Kombëtar! Me këtë rast i uroj Leka Bungos Gëzuar 100! Viktor Zhustit vazhdo çmëndu se kemi nevojë për kësi goditjesh! Mos humbisni rastin të merrni një sarkazëm të panjohur për diktaturën komuniste dhe në vazhdim simptomat recidiviste!