Ricard Grenell, emisari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, shkroi se “vendosja e raporteve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit është madhështore”.
Grenell ia bëri retëeet postimit të ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, pas takimit të parë konsultativ me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.
“Kisha nderin të hap takimin e parë zyrtar konsultativ ndërmjet Drejtorive të Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, në të cilin u diskutua për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, gadishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të plota në të gjitha fushat, si dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në postimin e ministres.
U diskutua edhe per vizitën e parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Republikës së Kosovës në muajin e ardhshëm.
Marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e finalizuar në Uashington, u pasua në njohje diplomatike të Kosovës dhe Izraelit