in

Vendimet e Qeverisë për targat dhe dokumentet ishin në koordinim me SHBA-në dhe BE-në

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtyerjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse – dalëse për deri më 1 shtator janë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter,’ ku ka treguar për takimin e tij me presidenten Vjosa Osmani, Rohde ka thënë se vendimet e Qeverisë janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Kënaqësi për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani sot, për të diskutuar zhvillimet aktuale, përfshirë vendimin për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse – dalëse për datën 1 shtator, në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Theksova se vendimet janë legjitime – plotësisht në përputhje me marrëveshjet në Bruksel”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan më 31 korrik ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve (për moslejimin e përdorimit të targave të automjeteve të regjistruara në Serbi me akronimet e qyteteve të Kosovës dhe pajisja e shtetasve serbë me fletë-deklarime kur hyjnë në Kosovë) deri më 1 shtator 2022 me kusht që të hiqen barrikadat e vendosura nga disa serbë lokalë të veriut të Kosovës, të cilët kishin bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë.

Lini një Përgjigje

Rama dhe oIigarkët e tij “pushtojnë” MaIin e Zi, Kastrati merr aeroportet

Indira Avdyl Hoxha: Dy poezi