in

Vëllezërit u hakmorën, sepse hoxha i quajti vehabista!

E enjtja e 21 korrikut tronditi Lupçin e Poshtëm të Podujevës. Imami, Zeqiri Berisha u rrahë për vdekje nga tre vëllezërit  Shkodran, Atdhe e Behar Murturi. Këtij rasti i paraprijnë konfliktet para se 10 vitesh. Rrahja dyshohet të ketë ndodhur si shenjë ‘hakmarrje’ ndaj hoxhës i cili ka kritikuar tre vëllezërit, duke i quajtur vehabistë, për shkak mënyrës së faljes së namazit. Të dyshuarit ndodhën prapa grilave, atyre iu është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj. Gazeta Insajderi ju sjell dosjen ekskluzive se si ndodhi i gjithë rasti, çka deklaruan tre vëllezërit, hoxha e dy djemtë e tij.

Imami u rrahë për vdekje sapo doli nga vetura e tij teksa po futje në xhami, rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Bazuar në dosjen e policisë të cilën e ka siguruar Insajderi, hoxha u goditë me mjete të forta.

Ai ka pësuar thyerje tre vende në kokë dhe i është lënduar rëndë dora e djathtë. Siç mëson Gazeta Insajderi tash e afro 2 javë, imami është ende duke u trajtuar në QKUK më konkretisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Gjendjen shëndetësore e ka pak më të mirë, por, ende nuk po mund t’iu kryhen intervenimet nga mjekët sepse po kërkohet kohë për shërim.

Tre vëllezërit 26,27 dhe 29 vjet dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” e “bashkëkryerje”.

“Ekziston dyshimi se të dyshuarit Shkodran Murturi Atdhe Murturi dhe Behar Murturi me datë 21.07.2022 rreth orës 22:00 kanë sulmuar me mjete të forta viktimën Zeqir Berisha, imami në xhaminë Lupç i Poshtëm, komuna e Podujevës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore (nga të cilat tri fraktura në kokë dhe një frakturë në dorën e djathtë) i cili menjëherë i  është nënshtruar operimit. Deri te ngjarja kishte ardhur kur viktima kishte shkuar në xhami ku është imam dhe më të dalë nga vetura e tij e kishin sulmuar me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.

Paraprakisht vepra u hetua si “lëndim i rëndë trupor” por vetëm pastaj me kërkesë të prokurores së Prokurorisë Themelore në Prishtinë u bë rikualifikim i veprës, e rasti po hetohet nën veprën penale “vrasje në tentativë”.

Si u njoftua policia për rastin e rrahjes?

Imami Zeqir Berisha ka deklaruar se rastin e lajmëroi vetë në polici, madje edhe në një rast tjetër të më hershëm që kishte pasur problem me vëllezërit Murturi.

Rasti i fundit ishte para 3 jave siç ka deklaruar edhe i dyshuari, Atdhe Murti në polici, sipas tij rasti kishte ndodhur pasi donte ta pastronte xhaminë dhe hoxha se kishte lejuar.

Njësiti policor i është përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes ka takuar personin (viktimën) si dhe qytetarin Atdhe Murturi i cili ka njoftua se derisa ka qenë me vëllain e tij duke shkuar në xhami për të fal namazin e Jacisë në momentin që ishte afruar te dera e oborrit të xhamisë kishte vërejtur viktimën, Zeqir Berisha të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. Për këtë qytetari deklaron se ka njoftuar emergjencën dhe ka deklaruar se në të kaluarën diku para 10 viteve kanë pasur problem me viktimën rreth mënyrës së faljes”, thuhet në dosje.

Në gjendje të rëndë shëndetësore imami për në emergjencë të QKUK-së u përcoll nga Policia e Kosovës. Nga aty deklaroi se persona që e kanë sulmuar janë Shkodran, Behar e Atdhe Murturi.

“Derisa ishte duke u transportuar nga QKMF e Podujevës për në emergjencë të QKUK-së në Prishtinë, policët që ishin në sigurim të viktimës e kishin pyetur se kush ju ka sulmuar dhe i njëjti kishte potencuar emrat e Atdhe, Behar e Shkodran Murturi”.

Çka deklaruar në polici Behar Murturi, Atdhe Murturi e Shkodran Murturi?

Të tre vëllezërit kanë refuzuar të kenë avokatë mbrojtës teksa kanë thënë se janë të pafajshëm. Behari, të cilit policia ia kishte vërejtur edhe një shenjë lëndimi në dorë tha se nuk kanë qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes. Njësoj deklaroi edhe Shkodrani. Tha se ishte në shtëpi pranë familjes. Teksa Atdheu, më i madhi nga vëllezërit thoshte se e pa për toke hoxhën e se vet e lajmëroi emergjencën.

Dëshmitë e plota:

I dyshuari Behar Murturi i cili ka refuzuar avokatin mbrojtës ka deklaruar se me datë 21.07.2022 rreth orës 22:00 nuk ka qenë fare te xhamia pasi i njëjti ka qenë duke ujitur ë. Ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me rastin në fjalë duke potencuar se në të kaluarën ka pasur mosmarrëveshje me hoxhën dhe se mosmarrëveshja e fundit ka qenë vitin e kaluar. Ndërsa për lëndimin që kishte në dorë saktësisht në gishtin e dorës së djathtë thotë se e kishte lënduar me çekan duke i lidhur fidanët.

I dyshuari Atdhe Murturi, në cilësinë e të dyshuarit ka refuzuar prezencën e avokatit mbrojtës në intervistë, i njëjti lidhur me rastin deklarohet i pafajshëm dhe qëndron prapa deklaratës fillimisht të dhënë në cilësinë e dëshmitarit.

I dyshuari Shkodran Murturi, në cilësinë e të dyshuarit ka refuzuar prezencën e avokatit mbrojtës në intervistë, i njëjti lidhur me rasti deklarohet se nuk e ka kryer veprën dhe në kohën kur ka ndodhur rasti ka qenë në shtëpi me anëtarët e familjes (gruan, motrën dhe fëmijët). Po ashtu deklaron e ai nuk ka pasur asnjëherë probleme me hoxhën ndërsa vëllezërit e tij kanë pasur, pasi që hoxha i kishte quajtur vehabista. Donjeta Islami

Lini një Përgjigje

Si po e ndezë Vuçiq Ballkanin: dhuratë për Putinin

Presidenti Biden tregon si e hoqi ‘qafe’ CIA Iiderin e AI Kaidës