in

Vëllai i Orhanit

Dush Gashi

Shkrimtari nobelist Orhan Pamuk e paska një vëlla, Shefketin, emri i të cilit po u përmendka në romanet e tij me emër të vërtetë, një lojë kjo e vëllait të tij më të vogël. Për dallim prej Orhanit, i cili jeton në New York, Shefketi nuk e paska braktisur Stambollin dhe po u marrka me histori të ekonomisë së Turqisë e të Ballkanit. Paska ligjëruar në universitetet më të rëndësishme amerikane dhe në shkollën ekonomike të Londrës.

Në një intervistë të mëhershme, të dhënë në Beograd, ndër tjera po thotë se nga studimet e periudhës prej disa shekujsh, në kuadër të studimeve të Perandorisë Osmane, ka vërejtur se hendeku ndërmjet Evropës Juglindore dhe asaj Perëndimore nuk ka ndryshuar shumë, përkundrazi, është bërë edhe më i thellë.

– Nëse e krahasoni me regjionet tjera në botë, është e qartë se sa politika, lufta e paqja kanë ndikuar në zhvillimin e këtij regjioni në dy shekuj. Pabarazia e këtij regjioni dhe Evropës Perëndimore në këtë periudhë është bërë më e madhe. Në Evropën Juglindore, si edhe në Lindjen e afërt, politika përcakton se çfarë do të jetë përparimi ekonomik.

Sipas tij, përtëritja e idesë për hapësirën gjeopolitike osmane, e cila viteve të fundit i ka përshkuar deklaratat e e përfaqësuesve shtetërorë të Turqisë, është manipulim.

– Përdorimi i termit neoosmanizëm, hapësirë osmane e të ngjashme nuk u ndihmon lidhjeve të Turqisë me vendet të cilat dikur kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Ata që e përdorin këtë terminologji nuk e kuptojnë të kaluarën, në të cilën thonë se e mbështesin politikën e tyre. Përdorimi i këtyre termave shpesh nuk ka qëllim tjetër, pos promovimit personal.

I nxora këto dy deklarata vetëm për të krijuar përafërsisht idenë se me çka merret ky njeri. Por, ajo që desha është t’u them turqve, e sidomos turkofilëve tanë, që kur i doni lidhjet me Turqinë e njerëzit e saj, pse dreqin lidheni vetëm me konservatorët turq, neoosmanistët, erdoganistët e islamistët?

Pse nuk lidheni me turqit e mençur e të moderuar?!

Lini një Përgjigje

Çfarë po fsheh Edi Rama lidhur me vakcinat

Nëntë gjëra që mund të shkojnë keq me vaksinat Kovid 19