in

Vëllai i Nazlije Sherifit akuzon IKSHPK-në, motra s’ishte me COVID-19

Lajmi për vdekjen e 19 vjeçares nga Mitrovica, Nazlije Sherifi, ka tronditur mbarë qytetarët të cilët i dolën në ndihmë për grumbullimin e mjeteve për transplantin e veshkës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

IKSHPK ka publikuar të dhënat për COVID-19 për 24 orëshin e fundit e ku në mesin e viktimave figuron edhe një 19 vjeçare nga Mitrovica.

Nga QKUK kanë konfirmuar se 19 vjeçarja ka qenë e infektuar me COVID-19.

Por lajmin për vdekjen e Nazlies nga COVID-19 e kanë mohuar familjarët e saj.

Vëllai i vajzës nga Mitrovica, Ilir Sherifi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar IKSHPK-në për mashtrim dhe montim të rezultateve.

Madje ai ka thënë se do të vijë koha kur do të demaskohen të gjithë ata që po mundohen të bëjnë padrejtësi për familjen e tyre në këto ditë të vështira.

Ndërkohë sot vajza nga Mitrovica është varrosur në varrezat e qytetit në Shipol nën masa të rrepta të mbrojtjes nga COVID-19.

Statusi i plotë i Ilir Sherifit:

Falenderoj IKSHP per mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia don qefi,do vij koha kur do demaskohen te gjith ata qe po tentojn te bejne pa drejtsi ne keto dite te renda per ne.

Lini një Përgjigje

Miftaraj ka një porosi për turistët politikë që ndërrojnë partitë

Në veri ka nacionalistë të përgatitur dhe shumë pro britanikë