in

Veliera më e madhe në botë ankorohet në portin e Durrësit

Është rikthyer në portin e Durrësit, pas 3 viteve mungesë një nga anijet më të mëdha në botë me vela.

“Sea Cloud” është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën nr. 4 të portit, ndërkohë që pritet të largohet pasditen e sotme, për të udhëtuar drejt Sarandës.

Veliera më e madhe në botë kalon ditën e Kurban Bajramit në Durrës, ndërsa solli turistë elitarë në qytetin e Krujës.

Anija super luksoze e ka vizituar për herë të fundit portin tonë vjeshtën e vitit 2019, vit përgjatë të cilit u ankorua 3 herë në Durrës.

Serbët mbrojnë shqiptarin nga malazezët, partia pro-Beograd do mbështesë Abazoviç nëse përballet me votëbesimAnija luksoze me gjatësi 109.5 metra është ankoruar në kalatën nr.4 të portit, shumë pranë vinçave të ngarkim shkarkimit.

Mjeti lundrues thuajse 100-vjeçar (është prodhuar në vitin 1931) shërben që nga viti 1979 si krocerë.

Në bordin e velierës “Sea Cloud” ndodheshin 50 turistë elitarë, të cilët kanë vizituar gjatë paradites qytetin e Krujës./ Ora

Lini një Përgjigje

Europa duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi Ballkanit Perëndimor

Mariupol, shkollat e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë