in

Vedat Muriqi hero i Dardanëve

RTK

 Sulmuesi Vedat Muriqi është hero i Kombëtares së Kosovës pasi shënoi dygolësh në barazimin me Zvicrën.

Kosova dhe Zvicra ndanë pikët duket luajtur baras 2-2, të shtunën mbrëma, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.

Përballja mes Dardanëve dhe helvetëve, ka prodhuar një superndeshje e zhvilluar në praninë e mbi 13 mijë tifozëve të cilët krijuan një spektakël të bukur sportiv.

Pjesëloja e parë, ka dhuruar një sfidë joshëse. Ishte Freuler (14’), i cili zhbllokoi lojën duke kaluar Zvicrën në epërsi prej 0-1.

Në 45 minutëshin e parë, Kombëtarja jonë u shfaq disa herë e rrezikshme, sidomos rast të mirë kishte Bernard Berisha, i cili dështoi të shënojë nga pozita ideale.

Lojë dinamike dhe tejet interesante është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë të kësaj superpërballjeje.

Kombëtarja jonë në pjesëlojën e dytë bëri një superndeshje. Fillimisht Vedat Muriqi (65’), shënoi gol me kokë duke barazuar shifrat në 1-1.

Mirëpo, gëzimi i Kosovës nuk zgjati shumë pasi zviceranët sërish kaluan në epërsi falë autogolit të Rrahmanit (79’).

Dhe kur pritej se Zvicra të triumfonte në këtë duel, në skenë doli sërish Muriqi, i cili minutën e 90+4’, shtangu Zvicrën, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke ia siguruar një pikë të madhe kombëtares sonë.

Kujtojmë së Kosova pas tri ditësh, do të luajë në Bukuresht kundër Rumanisë.

Rrahmani shënon në portën e gabuar, Zvicra sërish në epërsi

Gëzimi i Kosovës nuk ka zgjatur shumë në duel me Zvicrën.

‘Dardanët’ dhe helvetët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.

Zviceranët sërish kanë kaluar në epërsi prej 1-2, me autogolin e Amir Rrahmanit (79’).

Xherdan Shaqiri kreu shumicën e punës me një pasim të mrekullueshëm gjeti Rodriguez, që pastaj vetëm ia ktheu topin Freuler që goditi brenda zonës.

Goditje e zviceranit në përpjekje për ta larguar e dërgoi në rrjetë vetë kapiteni i Kosovës.

Kosova e ka barazuar rezultatin në duel me Zvicrën.

‘Dardanët’ dhe helvetët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.

Është ylli i Kosovës, Vedat Muriqi (65’), i cili më kokë shënoi gol për të barazuar rezultatin në 1-1, duke ndezur stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Mbyllet pjesa e parë, Zvicra në epërsi ndaj Kosovës

(E plotësuar) Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Zvicër, me avantazhin e skuadrës mike prej 0-1.

‘Dardanët’ dhe helvetët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.

Pjesëloja e parë, ka dhuruar një sfidë joshëse në një atmosferë të bukur sportive të krijuar nga mbi 13 mijë tifozë.

Ishte Freuler (14’), i cili zhbllokojë lojën duke kaluar Zvicrën në epërsi prej 0-1.

Kombëtarja jonë u shfaq disa herë e rrezikshme, sidomos rast të mirë kishte Bernard Berisha, i cili dështojë të shënojë nga pozita ideale.

Zvicra gjen golin

(E plotësuar) Zvicra ka kaluar në epërsi në përballje me Kosovën.

‘Dardanët’ dhe helvetët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.

Është Freuler (14’), i cili zhbllokojë lojën duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 0-1.

Nis përballja Kosovë-Zvicër, atmosferë fantastike

(E plotësuar) Ka nisur ndeshja e shumë pritur mes Kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.

‘Dardanët’ dhe helvetët do të ballafaqohen në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.

Kjo sfidë po luhet në një atmosferë fantastike që po krijohet nga tifozët Kombëtares sonë ‘Dardanët’, derisa në ‘Fadil Vokrri’ janë edhe një grup tifozësh zviceran.

Lini një Përgjigje

Talibanët në Afganistan kryejnë krim kundër njerëzimit ndaj grave të tyre

Atentat në Vlorë, qëllohet për vdekje Leart Keka