in

Vdiq shkrimtari dhe humoristi Ali Mehmetaj

Vdiq shkrimtari dhe humoristi Ali Mehmetaj

Pas një sëmundje të rënd vdiq Ali Mehmetaj, shkrimtar, gazetar dhe humorist i njohur.  Është autor i dhjetëra veprave letrare, humoristike e dramave.  

Ali Mehmetaj u lind ne katundin Dubovë të Pejës, në vitin 1950. Shkollën fillore dhe te mesme e kreu Peje. Studimet për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe botues i disa revistave, si: “Horri”, “Morri” “Anza”, “Dardania”, “Titanik”, “Vizatori” dhe “Verbi”.

Ali Memetaj ka punuar dhjetë vjet në Televizionin e Prishtinës deri sa nuk i kanë dëbuar policia serbe me dhunë nga puna. 

Është autor i veprave: “Fytas”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1988; “Gungaçi dhe Djali”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1996; “Kësula Magjike”, përralla për femije, Rilindja, Prishtine, 1996; “Pse shqiptaret nuk kanë mend”, tregime humoristike, Titanik, Prishtine, 2008; “Një Përmendore për Gomarin”, komedi, Titanik e cila është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, “Njeriu Misterioz”, komedi, Titanik, Prishtine, 2008. “Njeriu me Sidë” “, roman humoristik. Titanik, Prishtine, 2023. “Jeta pas Vdekjes”, roman humoristik, Titanik, Prishtine 2023. “I kthyeri nga ISISI”, drame, Titanik, Prishtine 2023. “I kthyeri nga Parajsa” “, komedi, Titanik, Prishtine 2023.

Është botues i romaneve të letërsisë botërore, i librave psikologjik dhe te biznesit. Ka rishkruar dhe adaptuar romanet: “E fshehta e vulës se blertë” të Hana Ozhogovska, : “Robinson Kruzo” të Daniel Defos dhe “20.000 milja nën det” të Zhyln Vernit etj.

Ka jetuar dhe vepruar në Prishtinë

Detaje të reja për autorin e dyshuar të atentatit ndaj ish-Presidentit Trump

Atentati ndaj ish-presidentit, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete thotë se nuk do të japë dorëheqjen