Ka ndërruar jetë Ahmet Zherka, shqiptari që vrau rusin në Nju Jork se ia grisi flamurin kuq e zi. Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ahmet Zherka, ka ndërruar jetë dje, në New York, njofton portali Lidhja e Dytë e Prizrenit.
Ahmet Hasan Zherka kishte lindur më 20 shtator 1933 në Zherkë të Malësisë Gjakovës, në Shqipëri. Një kohë jetoi në Plavë-Guci e pastaj në Kosovë. Më 1967 emigroi në SHBA, ku u shqua për veprimtari në mbështetje të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës.
Është edhe i biri i tij, Ilir Zherka, si një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili mori pjesë në hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, 26 vjet më parë, e cila pas luftës u shndërrua në ambasadë të SHBA.Vetë Ahmeti mbahet në mend për vrasjen e një rusi në New York, pasi ia kishte shqyer para syve flamurin shqiptar. Për këtë akt e kishte arsyetuar edhe gjyqësori amerikan, duke mos e dënuar.
Të qoftë dheu i lehtë o burrë trim!