in

Vdiq Mirush Kabashi, artisti i mirënjohur shqiptar

Vdiq artisti i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.

Lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij.

“Të nderuar miq, kolegë dhe aashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Kontributi i jashtëzakonshëm i përditshëm i “Nderit të Kombit” do mungojnë fizikisht, por puna dhe veprat e tij, do mbeten një thesar i paçmuar në kulturën e kombit shqiptar.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij ka qenë nga Gjakova. Kabashi ka qenë aktor i rreth 100 roleve, në teatër, filma, dhe shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri, ndërsa ka dhënë kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Interpretimi dhe ngjyrimi emocional i roleve, e veçonin Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi binin në sy për origjinalitet, elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njëri te tjetri, të përzgjedhur me mençuri dhe intuitë. Kabashi spikati në rolet satirike dhe komike.

Lini një Përgjigje

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Babai në burg, urdhër-arresti për politikanin pro-rus

Udevalla është tronditur për Liridonën, Suedia i merr fëmijët e saj